“Sulmi ndaj gjyqtarit, burracak”, Balla: Askush të mos guxojë të intimidojë magjistratët

AKTUALITET


Ministri i Brendshëm Taulant Balla, sulmin ndaj gjyqtarit në Shkodër Tonin Sterkaj e ka konsideruar nje akt burracakësh, i cili duhet të zbardhet sa më parë. Ai bëri thirrje, që kjo ngjarje të zbardhet sa më parë dhe personat e përfshirë të vihen para përgjegjësisë.

Ai i bëri thirrje se këto akte itimiduese duhet të marrin fund ndaj sistemit të drejtësisë.


“Sulmi ndaj gjyqtarit është një sulm burracakësh, Unë kam marrë një komunikim me magjistratin dhe i kam shprehur solidariteti. Strukturat do të ofrojnë mbrojte personale dhe të familjes së magjistratit. Është momenti për të dhënë mesazh ndaj kushdo që ka hartuar dhe është bërë pjesë e këtij akti intimidues, mezi pres, orë pas ore, raportimet e punës së posaçme të ngritur në Shkodër, që shpresoj që në orët në vijim të ketë gjëra konkrete. I bëj thirrje kujtdo të heq dorë  nga çdo forme intimidimi ndaj sistemit gjyqësore. Na duhet më shumë mbështetje ndaj magjistratëve, të cilët duhet ta kryejnë detyrën të pandikuar”, tha ai.

Ai tha se e vlerëson punën që po bën prokuroria dhe policia e Shkodrës për zbardhjen e këtij rasti.

“Do të ishte jo etike nga ana ime, pa pasur një panoramë të qartë. E vlerësoj shumë punën që po bëhet në Shkodër nga prokuroria dhe Policia, që  po hetojnë për këtë rast”, tha ai.




Skip to toolbar