Prej 2 javësh i shtruar në spital. Si është gjendja e Princ Philip-it?

BOTA



Princi 99-vjeçar do të kalojë fundjavën e dytë në spital teksa po kurohet për një infeksion, sipas burimeve mbretërore.

Është hera e parë që Duka i Edinburgut qëndron kaq gjatë në spital. Ai ndodhet në klinikën King Edward VII në Londër. Burri i Mbretëreshës u ndje keq të martën e kaluar dhe ishte i nevojshëm hospitalizimi i tij. Pallati Buckingham tha se po merr kujdes mjekësor për një infeksion.”Ai është mirë dhe po i përgjigjet trajtimit por nuk pritet të largohet nga spitali për disa ditë“.


Hera e fundit që Princi qëndroi për shumë ditë në spital ishte qershori i vitit 2013 kur ai bëri një operacion në bark.