Prezantohej si shoferi i kancelares së SPAK, kishte ndërtuar banesë pa leje dhe kërcënonte inspektorët, ndalohet 23-vjeçari në Tiranë

AKTUALITET


Një 23-vjeçar është ndaluar nga Policia e Tiranës pasi kishte ndërtuar pa leje dhe prezantohej sikur ishte shofer i kancelares së SPAK.

Raportohet se i ndaluari është Romario Ibraliu. Ai kishte kërcënuar inspektorët e IMT-së që të mos ndërmerrnin veprime dhe të mos e procedonin, pasi kishin konstatuar se 23-vjeçari kishte ndërtuar banesë pa leje në kryeqytet.

Kërcënimet ai i bënte duke u prezantuar si shofer i kancelares së SPAK.

Pas verifikimit rezultoi se Romario Ibraliu nuk ka punuar dhe nuk punon në SPAK. Pas konstatimit të objektit pa leje, IMT-ja i ka dërguar materialet në organet ligjzbatuese për hetime të mëtejshme.

Aktualisht policia po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.



Skip to toolbar