Prishja e Teatrit, Vasili: Sollën RENEA-n të armatosur. Kanë shkelur cdo normë e ligj

AKTUALITET


Nënkryetari i LSI Petrit Vasili i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se prishja e Teatrit u bë një mënyrë skandaloze.

Vasili tha se në vendngjarje ka shkuar RENEA e armatosur, kurse shtoi se është shkelur në atë godinë cdo normë e ligj.


Petrit Vasili: Nuk e kam braktisur Reformën Zgjedhore. Nuk ekziston as edhe një fjali që ne të kemi thënë se kemi braktisur Reformën Zgjedhore. Ne paraqesim cështjen dhe asistohemi teknikisht nga ODIHR-i.

Eduard Zaloshnja: Sa përfundoi karantina, nisën temat ekonomike. Tani pas disa kohësh, u hap Teatri. Edi Ramës i intereson që mos diskutohet për Reformën Zgjedhore. Mendoj se Ramës i intereson që të mos bëhet tryeza zgjedhore derisa të bëhen zgjedhjet e reja. Ky është interesi politik i tij. Pse? Sepse ai e di se PS nuk ka rënë as kur përballë kishte PD e LSI, por mori mbi 40 përqind të votave. Ramës i intereson që ju mos shkoni në tavolinë derisa të vijë dikush nga Berlini.

Petrit Vasili: PS që flet tani institucionalizmin nuk e ka në thelb, aspak. Ti nuk ke sondazh, por flet për hamendësime të së shkuarës.

Eduard Zaloshnja: Unë flas me fakte të së shkuarës. Unë po flas për fakte.

Petrit Vasili: Unë se di as 48 përqindëshet e tua, asgjë. Më datë 15 morën vendim për ta prishur dhe me 17 e prishën. Ligji thotë se duhen 10 ditë që vendimi të ekzekutohet. Ligji e thotë që të kesh kohë të ankimosh. U thye ligji. Bëjnë dhunim të tmerrshëm, kalojnë pronën publike tek Bashkia, sepse janë hajdutë me cizme.

RENEA ishte me armatim aty. Foli Komisionerja e Kulturës, folën ndërkombëtare, këtu dhunë e mizori ndodhi. Unë jam pataksur. Ndodhkan gjithë këta e PS na qenka 48 përqind. Nuk është kurrë 48 përqind PS.




Skip to toolbar