Prokuroria përjashton nga hetimet policinë e Tiranës, plumbi fatal për të riun

AKTUALITET


Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie. Mesohet se policia e Tiranës është përjashtuar nga hetimi i kësaj çështje, ndërsa Prokuroria po heton bashkë me SHÇBA.

Dy punonjës të patrullës së Shqiponjave ishin përcaktuar për kontrolle në zonën e Laprakës, teksa gjatë shërbimit, në mesnatë kanë pikasur një të ri që ecte në rrugë.


Ndonëse i kanë kërkuar që të ndalonte, 25-vjeçari nuk i është përgjigjur thirrjes, ndërsa është futur në një rrugicë. Ndërkohë dy policët janë në rrugë të ndryshme, për t’i dalë para të riut, ndërsa pas 800 metra ndjekjeje, një prej efektivëve ka qëlluar ndaj të riut.

Polici pretendon se ka qëlluar në drejtim të të riut për faktin se ai e kërcënonte për ta vrarë. Këtu prokuroria ka dyshimet e saj, ndërsa po vijon hetimet. “Kemi synuar me kolegun tim që ta ndalonim personin, për ta pyetur se pse kishte dalë nga banesa”, mësohet të ketë thënë polici.




Skip to toolbar