Protesta, ambasada italiane: Çdo akt dhune, përgjegjësi e organizatorëve

AKTUALITET


Ambasada italiane ka reaguar para protestës së opozitës, duke deklaruar se çdo akt dhune është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e organizatorëve, ndërkohë që ka dënuar episodet e dhunës nga opozita në disa bashki gjatë kësaj jave.

“Ambasada e Italisë në Tiranë shpreh shqetësim të thellë për episodet e dhunës që kanë ndodhur së fundmi në disa rajone të Vendit. Çdo akt i dhunshëm apo formë e nxitjes për dhunë nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e organizatorëve për të garantuar që demonstrimet të zhvillohen në mënyrë të sigurtë, për pjesëmarrësit dhe për të gjithë qytetarët e Tiranës, si dhe për të shmangur çdo formë përshkallëzimi gjatë protestave. Përdorimi i lëndëve shpërthyese apo çfarëdo sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është absolutisht i papranueshëm”, deklaron ambasada italiane, e cila bën thirrje edhe për policinë që të veprojnë me vetëpërmbajtje, edhe nëse provokohen.


Ndërsa mbështet plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të protestuar, ambasada italiane thekson rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Po ashtu, ambasada italiane në Tiranë “u bën thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të tejkaluar situatën aktuale politike dhe për të mbështetur e konsoliduar përparimin që Shqipëria ka bërë në procesin e reformave”.




Skip to toolbar