Protesta në Rusi, arrestohet kritiku opozitar i Putin

BOTA


Policia ruse ka arrestuar liderin e opozitës Aleksei Navalny gjatë një proteste të zhvilluar ditën e mërkurë. Navalny, i njohur edhe si kritiku i presidentit Putin, organizoi një protestë në lidhje me rastin e arrestimit të gazetarit Ivan Golunov , i akuzuar pa të drejtë për trafikim droge. Policia rrëzoi papritur akuzat për drogë ndaj Golunov, një kthesë e pazakontë për autoritetet ruse, pasi u përballën me zemërimin e mbështetësve të tij. Gazetari u vu në shënjestër nga policia pasi ekspozoi korrupsionin mes zyrtarëve të Moskës.

Mbi 1,000 vetë marshuan në Moskë duke kënduar “Rusia do të jetë e lirë”, “Rusia pa Putin” dhe “Poshtë Cari”, ndërsa policia e ka cilësuar protestën si të paligjshme duke çuar në mbi 200 arrestime. Mediat ruse cilësojnë se numri real i arrestimeve mund të jetë dyfishi i atyre që kanë dhënë zyrtarët./realstory.al



Skip to toolbar