PS kryeson në 54 bashki, thellon diferencën në Tiranë, Shkodër e Durrës

Më të fundit


Më shumë se 13 orë pas nisjes zyrtare të numërimit të votave për zgjedhjet vendore të 14 majit, kanë dalë shifrat paraprake për kandidatët që synojnë bashkitë e vendit.

Teksa numërimi ende vazhdon, në orët e para të 15 majit, në Shqipëri Partia Socialiste kryeson dukshëm para opozitës duke marrë kryesimin në shumicën e bashkive.


PS ka marrë avantazhin në pjesën më të madhe të bashkive të vendit, edhe pse gara mbetet e hapur në disa prej tyre. Kampi socialist udhëheq në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Tropojë, Kukës, dhe Devoll.

Nga ana tjetër, koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” udhëheq garën elektorale në 7 bashki deri më tani, të cilat janë Has, Fushë-Arrëz, Pukë, Mirditë, Kuçovë, Memaliaj dhe Himarë sipas KQZ.




Skip to toolbar