“Pse PD-së i duhet një i vdekur tek Astiri?”

AKTUALITET


Përmes një reagimi në realstory.al, zëvendës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi shpjegon se pse PD-së i duhet një protestues i vdekur tek Astiri, nisur nga deklarata e ish deputetes së PD-së, Oriola Pampuri e cila tha se një nga protestuesit ka ndërruar jetë, ndërkohë që protestuesi ndodhej në spital jashtë rrezikut për jetën.

Zëvendës ministri Koçi shkruan për Realstory se PD i duhet një viktimë për kauzën e saj politike, për luftën për pushtet si dhe për të balancuar 4 viktimat që la në bulevard më 21 janar.


“Ish deputetja, duke shpallur të vdekur banorin, zbulon se pse i duhen PD-së banorët e Astirit!

Kishim dëgjuar që kërkohet mish për top. Por PD kërkon mish të vdekur për topin e vet politik.

Ka dhe hallin si të balancojë 4 viktimat e 21 Janarit. Dashuri për pushtet, jo për popull!”, shkruan zëvendës ministri.

Më herët ish deputetja e PD-së tha në një intervistë se një nga protestuesit ka humbur jetën gjatë përplasjeve me policinë, deklaratë kjo që rezultoi e pavërtetë.




Skip to toolbar