Punime në kabina, Tirana 6 orë pa drita në këto zona

AKTUALITET


Disa zona në Tiranë gjatë ditës së premte nuk do të kenë drita për shkak të punimeve që OSHEE po kryen nëpër kabinat elektrike. OSHEE njofton se vijon puna për rikonstruksionin e kabinave, dhe për pasojë, të premten (sot) por dhe në datat 26 dhe 27 tetor do të stakohet energjia elektrike për rreth 6 orë.

Zonat që do t’i ndërpritet energjia elektrike gjatë të premtes nga ora 9 deri në 15.00 janë pjesërisht rrugët: “Ibrahim Buzhiqi”, “Besim Daja” dhe “Hysen Zhura”. Të shtunën më 26 Tetor do të ketë ndërprerje të energjisë nga ora 9-15:00, Unaza pjesërisht, pranë ish Stacionit të Trenit. Dhe të dielën më 27 tetor nga ora 10:00-13:00 nuk do të kenë energji bizneset nga Megateg, përgjatë autostradës Tiranë- Durrës dhe Tiranë-Rinas.





Skip to toolbar