Zgjidhet logo fituese për 80-vjetorin e Çlirimit, do përdoret nga të gjitha institucionet

AKTUALITET


Prej ditës së sotme, të gjitha autoritetet publike të Republikës së Shqipërisë, duhet të përdorin shkresat zyrtare me logon e 80 vjetorit të Çlirimit. Modelet e reja të shkresave zyrtare janë miratuar me vendim të Këshillit të Lartë të Arkivave, dhe përveçse në fletoren zyrtare, mund të gjenden në faqen në internet arkiva.gov.al.

80 Vjetori i Çlirimit të Shqipërisë është miratuar si vit jubilar mbarëkombëtar nga Këshilli i Ministrave. Logoja e 80 vjetorit të çlirimit është miratuar nga Komisioni Shtetëror i 80 vjetorit pas një konkursi të hapur të zhvilluar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.


Ky vit shërben për të përkujtuar një përvjetor të rëndësishëm të përfundimit të betejës së shqiptarëve për çlirimin nga pushtimi nazist dhe fashist, si një përkujtesë e detyrës qytetare të çdo shtetasi shqiptar për të mbrojtur Atdheun kur ai është në rrezik.

Institucionet shtetërore janë të detyruara ta përçojnë këtë mesazh, përmes logos sëẽ miratuar, në çdo shkresë zyrtare, deri në fund të vitit 2024. Kujtojmë, se mospërdorimi i modeleve të njësuara të shkresave zyrtare nga kushdo autoritet public shoqërohet. nga ndëshkime administrative të përcaktuara në Ligjin Për Arkivat.




Skip to toolbar