Punonjësi i Gardës me shokë masakron me leva një person, shpallet në kërkim

AKTUALITET


Një punonjës i Gardës së Republikës është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka masakruar me leva  një preson, i cili gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën në spital.

Burimet policore bënë me dije se i dyshuari quhet Mariglen Hoxhallari, me detyrë punonjës në Gardën e Republikës. Ai po kërkohet pasi është vendosur nën hetim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.


Nga hetimet e deritanishme si edhe nga këqyrja e vendngjarjes rezulton se punonjësi i Gardës bashkë me persona të tjerë kanë sulmuar shtetasin Ismet Llesho.

Pas këtij konflikti, Hoxhallari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij. Nga ana tjetër, i dëmtuari është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me motivet e këtij krimi të rëndë, por tha se po hetohet për motive të dobëta. Grupi hetimor tha se po punon dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.




Skip to toolbar