Putin lajmëron se do të vizitojë Kinën në muajin maj

BOTA


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar se synon ta vizitojë Kinën gjatë muajit të ardhshëm. Putini e bëri këtë njoftim gjatë një kongresi të Unionit Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve më 25 prill në Moskë.

Ai nuk tregoi se kur do ta bëjë këtë vizitë saktësisht, e as nuk dha hollësi të tjera rreth saj. Izolimi i vazhdueshëm ekonomik dhe diplomatik i Rusisë, si pasojë e luftës së saj kundër Ukrainës, e ka bërë Moskën tejet të varur nga Kina.Sipas një vlerësimi amerikan së fundmi, Kina është duke i shitur vazhdimisht Rusisë vegla të makinerisë, mikroelektronika dhe teknologji të tjera, të cilat Moska po i përdor për të prodhuar raketa, tanke, avionë luftarakë dhe armë të tjera për t’i përdorur në luftë.





Skip to toolbar