Qytetarët e denoncojnë, pranga lezhjanit me kallash

AKTUALITET


Policia e Lezhës goditi një rast të armëmbajtjes pa leje, duke arrestuar një shtetas në flagrancë. Kanë qenë qytetarët e Lezhës ata që kanë denoncuar në polici se një shetas posedonte armë zjarri. Pas denoncimit, policia ka nisur punën për të kapur personin e denoncuar nga qytetarët.

Efektivët ushtruan kontroll në banesën e shetasit N.P., banues në Kallmet. Gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehëra me 54 fishekë, si dhe 1 pistoletë me 2 krehëra me 15 fishekë.


Në përfundim të veprimeve të kryera, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë bënë arrestimin e shtetasit N. P., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme




Skip to toolbar