Qytetarët injoruan protestën e PD, inatoset Paloka: Plehra që i financon Rama

AKTUALITET


Partisë Demokratike nuk i del inati me dështimin e protestës të paralajmëruar për t`u zhvilluar këtë të hënë, ku sipas planit, shoferët e mjeteve duhet të fiknin makinat për tre orë  në kryqëzime të ndryshme në rrugët e vendit, si protestë ndaj asaj, që PD, e quan rritje të karburantit. Edi Paloka ka shkruar në rrjetet sociale një reagim në lidhje me dështimin e protestës së thirrur nga Agron Shehaj për këtë të hënë. Paloka u drejtohet atyre qytetarëve me një pyetje retorike, se përse nuk protestuan të hënën.

“Ku janë ata që nuk marrin pjesë në protestat e organizuara nga opozita sepse i konsiderojnë politike dhe deklarojnë se duhet dhe do protestojnë vetëm kur protestat të jenë qytetare dhe jashtë interesave politike të partive?. A ishte për interesa qytetare dhe e thirrur nga qytetarët protesta e sotme në orën 12:00? Atëherë pse nuk protestuan, apo sepse qytetarët më të varfër në Evropë ju pëlqen që edhe sot pa rritjen ende të çmimit, e paguajnë karburantin më shtrenjtë se çdo qytetar tjetër evropian?!”, shkruan Paloka.


Në fakt,  protesta ishte thirrur nga PD, pra protesta ishte politike dhe këtu Paloka mjafton t`i referohet statusit të shkruar nga kolegu i tij Agron Shehaj të dielën. Interesi mund të jetë qytetar (kur bëhet fjalë për rritjen e çmimit të karburantit), por protesta ishte e organizuar politikisht. Megjithatë, më tej Paloka vijon me pyetjet e tij drejtuar grupimeve dhe organizatave, duke i cilësuar “plehurina” që financohen nga Rama.

“Ku ishin sot ato shoqata, organizata e grupime që bërtasin në çdo rast “jashtë politika nga protestat qytetare”?!. Në fakt, të gjitha janë ca plehurina që financohen nga Rama pikërisht për të shuajtur protestat qytetare dhe në ato pak raste kur qytetarët kërkojnë të organizohen”, shkruan ndër të tjera Paloka.




Skip to toolbar