Raketa e Kim Jong un kalon mbi Japoni, alarm dhe panik mbi ishull

BOTA


Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike mbi Japoni për herë të parë pas pesë vitesh, duke shkaktuar frikë në të gjithë vendin.

Qeveria japoneze paralajmëroi qytetarët që të bënin kujdes, ndërsa udhëtimet me tren u pezulluan.


Zëdhënësi i lartë i qeverisë japoneze Hirokazu Matsuno, u shpreh se këto veprime të Koresë së Veriut kërcënojnë paqen dhe sigurinë e Japonisë.

Raketa balistike fluturoi mbi Japoninë, ndërsa më pas përfundoi në det. 

“Ky është një akt i egër dhe ne e dënojmë fuqishëm”, tha kryeministri japonez Fumio Kishida, i cili e vlerësoi këtë veprim të Penianit si barbar.




Skip to toolbar