Rama, Çuçit: Dosje për çdo ndërtim, nuk duhet të shpëtojë asnjë abuzues

AKTUALITET


Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se nuk do të shpëtojë asnjë nga abuzuesit me ndërtimet. Këtë deklaratë, kreu i qeverisë e ka bërë gjatë inspektimit në zonat e prekura nga tërmeti, i cili bashkë me ministrin fuqiplotë për përballimin e emergjencës, Bledi Çuçi, panë nga afër procesin e pastrimit të inerteve të banesave dhe pallateve në Durrës.

Ndërsa u njoh me punën që po kryhet në terren dhe për destinacionin se ku do shkojnë inertet e banesave të shkatërruara, shefi i qeverisë tha se të gjitha dosjet e pallateve po përgatiten dhe askush nuk do të shpëtojë nga përgjegjësitë penale.


“Të gjitha dosjet duhet të plotësohen për ato aspektet që kanë të bëjnë me ligjin dhe me ndjekjet penale, më të gjitha, se nuk duhet të shpëtojë asnjë nga ata që kanë përgjegjësi”, tha kryeministri Edi Rama. Qyteti i Durrësit dje dhe sot (e enjte) është shfaqur tërësisht ndryshe, ku qytetarët dhe subjektet  tregtare kanë nisur aktivitetin normal duke iu rikthyer plotësisht jetës së përditshme.




Skip to toolbar