Rama dhuron 1 mln euro në emër të shqiptarëve në një emision televiziv turk

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka dhuruar 1 milion euro për Turqinë, pas tërmetit tragjik që goditi vendin mëngjesin e 6 shkurtit.

Rama i ka dhuruar paratë në emër të shqiptarëve në një emision televiziv turk.


Nëpërmjet një telefonate Rama është shprehur se nuk do të harrojë atë që ka bërë presidenti turk Rexhep Erdogan për Shqipërinë në vitin 2019, kur u godit nga tërmeti.

“Nuk do të harrojmë çfarë bëri presidenti Erdogan për vendin tonë në tërmetin e 2019. Ne do të jemi me popullin turk. Ne si popull shqiptar duam të dhurojmë 1 milion euro”, tha ai.

Nga tërmeti shkatërrues, pati mbi 41 mijë viktima në Turqi dhe Siri ndërsa mijëra të tjerë mbetën të plagosur e të pastrehë për shkak të dëmeve që pësuan në banesat e tyre.




Skip to toolbar