Rama: Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja brenda vitit

POLITIKË


Kryeministri Rama tha se Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese do të jenë funksionale brenda vitit. Këtë deklaratë Rama e bëri nga studio e emisionit ‘Real Story”, ku theksoi se brenda 2019, këto dy gjykata do të jenë funksionale, të cila prej kohësh janë bllokuar për shkak të vettingut dhe askujt tjetër. Pra kjo është një sukses për reformën në drejtësi dhe pastrimin e gjyqësorit theksoi Rama dhe jo dështim i sistemit.

Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja do bëhen funksionale brenda viti. Sigurisht që nuk do të jenë të plota me të gjithë anëtarët, por do të kenë kuorumin e nevojshëm të anëtarëve për të marrë vendime. Ikën gjyqtarët nga vettingu dhe prandaj s’ka Gjykatë të Lartë e këtu nuk është faji i askujt. Duhet ndarë nëse kjo është një sukses i gjyqësorit dhe pastrimit të tij apo dështim i sistemit.” tha Rama

Në lidhje me reformën në drejtësi, kryeministri Rama tha se vettingu i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve është edhe një kërkesë dhe vlerësim i bërë edhe nga vete Merkel në sy të të gjithë grupit parlamentar në Poznan. Rama tha se arritja më e madhe e reformën në drejtësi do të ishte edhe dënimi prapa hekurave i gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që iu shmangën vettingut duke dhënë dorëheqjen.

Merkel ka thënë në Poznan dhe ka artikuluar në sy të të gjithë grupit të saj parlamentar se i kemi kërkuar Shqipërisë pastrim të gjyqtarëve me vetting. Merkel e ka thënë, pra një njeri më i madh, në aftësinë për t’i thënë gjërat. Dështimi im do ishte nëse Komisioni Europian do thoshte që Shqipëria s’ka bërë detyrat, por kjo nuk ka ndodhur. Gjyqtarët dhe prokurorët që iu shmangën vettigut, shpresoj ti shohim pas hekurave vitin e ardhshëm” tha Rama në Real Story.



Skip to toolbar