Rusia rifiton të drejtën për të votuar në Asamblenë e Përgjithshme të KE

BOTA


Pas 5 vitesh bllokim, Rusisë i është kthyer e drejta për të votuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE). Kjo e drejtë Rusisë iu hoq që në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë ukrainase.

118 anëtarë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës votuan pro ndryshimit të rregullores që përcakton se asambleja parlamentare nuk do të jetë më në gjendje të vendosë sanksione në mënyrë të njëanshme në të ardhmen. Me legjislacioni e ri, sanksionet do të vendosen vetëm në konsultim me Komitetin e Ministrave, i cili përfshin ministrat e Jashtëm të 47 vendeve të Këshillit të Evropës. Ky ndryshim i hap rrugën Rusisë për të votuar sërish dhe të kthehet në asamblenë me selinë në Strasburg, që ishte bojkotuar nga 18 anëtarët e saj, që nga vendosja e sanksioneve, ku  përfshihej edhe tërheqja e të drejtës së votës.


Ky votim u shoqërua me debate të ashpra sidomos nga anëtarët e Ukrainës, ndërsa 62 anëtarë votuan kundër dhe 10 abstenuan.

Asambleja Parlamentare e KE-së përbëhet nga 318 delegatë dhe mblidhet katër herë në vit në Strasburg.




Skip to toolbar