Rama ia bën të qartë Metës e Bashës: Jeni minorancë, nuk na pengoni dot

AKTUALITET


Nga një protestë paqësore e artistëve, Teatri Kombëtar u bë ccështja e ditës e debatit politik. Kryeministri Rama ka reaguar të mërkurën në mesditë duke i kthyer përgjigje reagimit të ashpër të kreut të PD-së që u vu në krye të protestës duke zaptuar skenën e teatrit, si dhe presidentit Meta i cili vendosi t’i drejtohet gjykatës kushtetuese për ta shpallur antikushtetues ligjin për shembjen e teatrit kombëtar.

Kryeministri Rama shkruan në tëiiter se Basha dhe Meta janë në minorancë dhe nuk e pengojnë dot ndërtimin e teatrit të ri që është përgjegjësi e qeverisë dhe e shumicës së komunitetit të artistëve dhe shqiptarëve.

“Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë, Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse.

Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar, po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë”, shkruan Rama në tëiiter.

Reagimi erdhi për shkak se Basha dhe Meta rrëmbyen menjëherë protestën e artistëve duke gjetur një tjetër kauz për të sulmuar qeverinë. Pasi nuk ia dolën me bllokimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, opozita dhe presidenti kërkojnë të bllokojnë ndërtimin e teatrit të ri kombëtar.



Skip to toolbar