Veliaj, ironi me Bashën: Pas teatrit në politikë, shkel për herë të parë në Teatër

AKTUALITET


Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka ironizuar mbrojtjen që kreu i PD-së i bën godinës së Teatrit duke shkruar se lajmi më i mirë i protestës është se Basha shkel për herë të parë në Teatër, ndërkohë që gjatë gjithë këtyre viteve ka bërë teatër në politikë.

Veliaj i kujton Bashës të bëjë krahasimin e këtij teatri që ne kemi sot me teatrot e Holandës ndërsa i kujton më të fundin që është ndërtuar atje. Më tej Veliaj e mbyll duke kujtuar të gjitha protestat që ka bërë opozita dhe që ka kundërshtuar çdo ndryshim në Tiranë duke nisur që nga ndërtimi i parkut të lodrave te Liqeni, te ndërtimi i Pazarit të ri, ndërtimi i Bulevardit të ri apo Sheshit Skënderbej dhe deri të Teatri. Veliaj garanton se pavarësisht kësaj Tirana do të fitojë sërish.


“Lajm i mirë që pas kaq vitesh teatër në politikë, Lulzim Basha shkon për herë të parë në Teatër – dhe s’besoj tallashi i ngjan ndonjë teatri në Hollandë, ku me i fundit është Theatre de Stoep!

Por si tek Lodrat, Pazari, Bulevardi e Sheshi, Tirana do fitojë sërish!”, shkruan Veliaj në Twiiter.




Skip to toolbar