Menjëherë pas mbarimit të fushatës elektorale në Vlorë, Kryeministri Rama ishte i ftuar në emisionin Real Story të gazetarit Sokol Balla. Rama foli për Partinë Demokratike dhe reflektimin që ajo duhet të bëjë pas 30 qershorit.
Gjithashtu Rama nuk pranoi që këto zgjedhje të quhen monopartiake, pasi ka shumë parti të tjera që marrin pjesë, pavarësisht se në të mungon kandidati kryesor.
“Kërkuan të veremosin Shqipërisë dhe do të marrin atë që meritojnë. Nuk do zhduken si parti pas 30 qershori, të pakën jo PD, ajo do të jetë aty. Patjetër që do të dalë shumë rrënuar nga kjo histori, por duhet të reflektojë dhe riorganizohet, për t’u rikthyer si një alternativë e besueshme. E vetmja gjë që PD do përballet pas 30 qershorit është me militantët, struktura dhe demokratët e saj. Jemi në kushte ku nuk kemi kundërshtarë kryesorë në garë dhe për këtë nuk mund të fajësohemi, por këto nuk janë zgjedhje moniste pasi ka parti të tjera në garë. Për sa i takon dekreteve të Metës janë si të kohës së Haxhi Qamilit. Ato nuk janë dekrete janë një marrëzi dhe fakti që Shqipëria ka institucione sot kemi një 30 qershor që do dalim të votojmë. Nëse 30 qershori do të ishte i paligjshëm, nuk do të kishim një zë kaq të fuqishëm të SHBA dhe BE kundër opozitës dhe mbajtjes së zgjedhjeve në atë datë.” – tha Rama /realstory.al