Rama për strehimin e afganëve: Pritëm më shumë sesa vendet e pasura

Më të fundit


Mirëpritja e refugjatëve afganë në Shqipëri, ishte në qendër të fjalës së kryeministri Edi Rama në Otranto, mbrëmjen e kaluar.

Në fjalën solemne përkujtimore, pranë skulpturës së “Katërit të Radës”, Rama tha se Shqipëria është vendi që mori më shumë afganë edhe se vendet e pasura, e këtë shton kreu i qeverisë e bëri për të nderuar historinë e vendit tonë.


Rama tha se ne nuk jemi një vend i pasur, por ne duhet t’u trashëgojmë fëmijëve tanë humanizmin. Duke ju referuar traditës tonë dhe Kanunit, Rama nënvizoi se shtëpia e Shqiptarit është e Zotit dhe e udhëtarit.

‘Fakti që është Shqipëria ajo që duhet të presë më shumë refugjatë afganë sesa shumë vende të pasura, pro ne nuk e bëjmë këtë për asnjë arsye tjetër veçse për të nderuar historinë tonë, gjyshërit tanë, të cilët bënë që të ishte vendi i vetëm në Evropë që strehoi më shumë hebrenj. Ka pasur shqiptar që kanë vdekur në kampet e përqëndrimit sepse kanë mbrojtur me jetën e tyre, apo morën mbi vete duke mbrojtur duke thënë se ishin ata hebrenjtë.

Është e rëndësishme që ta bëjmë këtë sot për fëmijët tanë. Vendi ynë nuk është vend i pasur, por kjo sipas mendimit tim është një pasuri shumë e rëndësishme që duhet të trashëgohet nga fëmijët tanë humanizmi. Toka u përket atyre që do të vijnë pas nesh. Shtëpia e Shqiptarit është shtëpia e Zotit dhe e mikut, përkthimi perfekt do të ishte është shtëpia e Zotit dhe udhëtarit. E ti je i detyruar që t’i hapësh derën udhëtarit. Është një kapitur i tërë në Kanunit tonë që flet për mikpritjen.

Nuk po shpresoj aspak në predikimin e  atyre që bënë të kundërt e asaj gjëje, por shpresojmë që kujtesa të mos shndërrohet në një shkretërirë në këtë Evropë që me siguri vuan. Por kur shohim se ekzistojnë realitete të tjera, duhet të kuptojmë që Europianët jetojnë në një parajsë. Në këtë parajsë duhet të ruajmë humanizmin. ’- tha Rama.




Skip to toolbar