Rama nis sot vizitën në Londër, pritet të takohet me Sunak për çështjen e emigrantëve

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disa ditore në Britaninë e Madhe. Kreu i qeverisë do të niset sot drejt Londrës ku pritet të takohet me homologun e tij britanik, Rishi Sunak.

Sipas të njëjtave burime mësohet se do të bisedohet edhe për marrëveshjen e emigrantëve. Disa muaj më parë, Rama dhe Sunak nënshkruan një deklaratë të përbashkët.


Ata u zotuan që të dyja vendet të rrisin bashkëpunimin me synim dhënien fund të dyndjes së emigrantëve ilegalë shqiptarë drejt brigjeve të Britanisë së Madhe. Po ashtu, u vendos që Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar të ngrenë një Task Forcë të Përbashkët me qëllim forcimin më tej të bashkëpunimit operacional për zbatimin e ligjit.




Skip to toolbar