Rama publikon videon: Ja 3 arsyet pse duhet mandati i tretë

Më të fundit



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video ku shpjegon arsyet pse duhet një mandat i tretë për PS.

Rama thotë se Shqipëria duhet patjetër të shkojë në pikën që nuk kthehet më mbrapsht prandaj duhet mandati i tretë.


Ai për këtë ka 3 arsye, për të hequr përfundimisht COVID-19 nga jetët e shqiptarët, për të kthyer të gjithë të pastrehët nga tërmeti në banesa dhe për t’a bërë drejtësinë të pathyeshme.

‘’Shqipëria duhet patjetër të shkojë në pikën që nuk kthehet më mbrapsht, dhe që të shkojë në atë pikë, duhet mandati i tretë. Në mandatin e tretë janë shumë gjëra përmbyllen, duhet mandati i tretë, që përfundimisht të heqim nga jetët tona armikun e padukshëm, të kthejmë në shtëpi të gjitha familjet që u prekën nga tërmeti, që drejtësia të forcohet dhe të bëhet e pathyeshme.’’- tha Rama.