Rama publikon videon: Jemi përballur me sfida të mëdha!

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama ka nisur këtë të hënë me një video-mesazh, ku shprehet se Partia Socialiste duhet të fitojë mandatin e tretë për të përfunduar të gjitha projektet e nisura.

Mes të tjerash, kryeministri thekson se pavarësisht pandemisë apo tërmetit, krizave të ndodhura falë punës ia kanë dalë të shkojë përpara.


Mesazhi i plotë i Ramës:

Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha.
E di që disa prej jush jeni të pakënaqur që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e këtij mandati të dytë.
As unë s’jam i kënaqur, jo sot, por asnjëherë! Por të mos harrojmë çfarë kemi hequr në çdo hap në këto kohë kaq të mallkuara.
Paga minimale është rritur me një të tretën,plot 36% që nga fillimi i punës nën drejtimin tonë.
Bluzat e bardha dhe mësuesit paguhen sot shumë më mirë.
Taksa për afro 100 mijë biznese të vogla është bërë zero.
Kantieret e ndërtimit janë më të shumtë se asnjëherë tjetër nëpër të gjithë Shqipërinë.
Nga ky janar paga minimale sapo u rrit me 15%.
Ka nisur aplikimi për naftën pa taksa për 70 mijë fermerë të regjistruar.
Pavarësisht krizave reale dhe të thella nga tërmeti deri te pandemia dhe pengesave artificiale e të shumta nga politika,
ne kemi vazhduar të shkojmë përpara.
Për të gjithë ata që duan të punojnë, jo të flenë apo të shikojnë me sy hapur ëndrra që i kanë zhgënjyer shqiptarët më shumë se njëherë, nuk ka kohë për pushim.




Skip to toolbar