Rama shtrin dorën po s`ul kokën: Fitoi Shqipëria e re, reforma me PD

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për shtyp, e cila ka nisur në orën 21:00 të mbrëmjes të së dielës, dy orë pas mbylljes së procesit të votimit. Duke e cilësuar një fitore të vështirë, Edi Rama, shprehu falënderim ndaj prtnerëve ndërkombëtar, të cilët, sipas Kryeministrit, u kërcënuan por nuk u lëkundën.

“Ishte një fitore e vështirë, sepse nuk luftuan kundërshtarë, por vetë sistemi ende i brishtë demokratik. Sot 30 qershori qe dukej sikur s’do vinte kurrë, po ikën paqësisht, duke marrë me vete ankthin, pasigurinë dhe kaosin institucional. Një faleminderit miqve dhe partnerëve, që u kërcënuan, por nuk u lëkundën në mbrojtje të demokracisë, lirisë së zgjedhjeve dhe të së drejtës për të zgjedhur. Faleminderit SHBA, BE, Misionit të OSBE dhe çdokujt tjetër nga përfaqësuesit e nderuar të botës demokratike që dhanë një dorë në këtë betejë. Jo vetëm faleminderit, por edhe ndjesë, shumë ndjesë, miqve të huaj që u bënë objekt e sulmeve të turpshme. Me ato sulme na turpëruan të gjithëve, si vend, si popull, si njerëz. Pas pas hyn një ditë e re që e gjen Shqipërinë të çliruar nga makthi, por vjen e ngarkuar nga plagët që hija e marrëzisë ka lënë pas”, tha fillimisht Rama.


Duke e cilësuar si ditë historike 30 qershorin, Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do të largohet, pavarësisht kërkesës së opozitës. Ai tha se gjatë muajit korrik do të nis një debat brenda së majtës për të analizuar qeverisjen, duke korrigjuar gabimet e bëra  deri më tani. “Nuk iki, megjithëse e di sesa shumëfish më shumë se sot është sfida e shlyerjes së tij nëse nuk fillojmë të ndryshojmë nga ata që jemi sot. Do të zhvillojmë një debat në korrik për të analizuar qeverisjen. Do të programojmë të tëra korrigjimet e nevojshme në funksion të sfidës. Një debat të gjerë për të analizuar situatën në familjen tonë politike”, tha Rama.

Ndërsa shtoi se tani, ai dhe PS do të jetë gati për dialog me opozitën, nëse kjo e fundit do të pranojë rrugën e paqes dhe duke hequr dorë sulmet ndaj vendit. Dhe pozicionin tonë të ri në skenën politike dhe marrëdhëniet ndërpartiake, qoftë me opozitën brenda parlamentit apo jashtë. Plaga e hapur kërkon kurim, ne do të bëjmë cdo gjë, pavarësisht se e hapën humbësit me turp. Nëse duan paqe, paqe do të kenë dhe paqja mund të fillojë vetëm duke u tërhequr nga sulmet kundër Shqipërisë. Nëse duan marrëveshje për Shqipërinë, marrëveshje do të kenë, vetëm me dialog pa kushte dhe shprehje për t’u angazhuar të gjithë për celjen e negociatave. Dora ime është e shtrirë, reforma zgjedhore mbetet sfidë me opozitën parlamentare dhe atë jo parlamentare, shtoi Rama.

Duke folur për opozitën, që në gjashtë muaj ka sulmuar institucionet në mënyrë të dhunshme, Rama la derën e hapur, duke u shprehur se tani fillon një ditë e re. “Molotovët i kishin zëvendësuar me firzamonika dhe lehjet komike kundër monizmit imagjinar. Pas pak fillon një ditë e re, dita dhe koha kur ne do të vijojmë të bëjmë tonën, në radhë të parë duke u përulur shumë më tepër para popullit, duke reflektuar shumë më tepër sesa sot para qeverisjes jonë në nivelin qendror dhe vendor. Ne nuk fituam ndonjë betejë për mandatin e ardhshëm të bashkive, por luftën përgjithmonë për zgjedhjet. Nga sot, Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh, molotov, bojkot dhe fronte. Për ata është një mësim, por edhe të gjitha partitë dhe përgjithmonë. Nga sot, ne, fitimtarët e 30 qershorit, nuk fituam ngaqë kemi bërë punë shumë të mira, apo se mjaftojnë ato që kemi bërë”.




Skip to toolbar