Rama sjell zërin e Ndriçim Xhepës, “demokrati i orëve të para”: Teatri të shembet

AKTUALITET


Në kuadër të debatit të ndezur politik për shembjen e teatrit Kombëtar, Kryeministri Edi Rama ka publikuar komentin e  aktorit të madh të skenës së Teatrit dhe kinemasë, Ndriçim Xhepa.

Rama shkruan se Ndriçim Xhepa është demokrat i orëve të para që është ngjitur me mijëra herë në skenën e Teatrit dhe akush më mirë se ai nuk e njeh atë godinë.


“Ai është ngjitur me mijëra e mijëra herë në atë skenë dhe ka të drejtën e një nostalgjie mijëra e mijëra herë më të fortë, se sa disa figura që rolin e tyre më të spikatur në karrierën teatrale, kanë atë të protestuesit për mbrojtjen e një Turpi Kombëtar, siç është sot gërmadha që gabimisht quhet akoma teatër kombëtar!

Edhe Ndriçim Xhepa, sa për kujtesë, është një demokrat i orëve të para, të cilin s’e ka lidhur kurrë asgjë me Partinë Socialiste, pavarësisht se si qytetar i nderuar që është në radhë të parë, ai s’ka bërtitur apo sharë ndonjëherë në publik, siç bëjnë demokratikasit e dalluar shqiptarë.

Ja çfarë mendon aktori ynë i madh, për çështjen e teatrit dhe ja se sa thjeshtësisht bukur, e sheh ai edhe ruajtjen e historisë së teatrit kombëtar.

 E cila s’ka asnjë lidhje me muret prej tallashi të karakatinës së “Dopo Lavoros”, ndërtuar nga ushtria italiane, si një ngrehinë e përkohshme për argëtimin pas pune.”, shkruan Rama, i cili poston edhe komentin e aktorit Xhepa.

Xhepa  shkruan se godina nuk ka kushte për aktorët dhe se duhet shembur, por thekson se duhet kujdes i madh për të ruajtur arkivën e teatrit.

“Duke pasur parasysh kondicionet në të cilat është ndërtuar kjo ndërtesë nga italianët, vitet që kanë kaluar mbi afatin e ekzistencës së saj, pra, trefishi i kohës, duhet prishur dhe duhet të ngrihet një godinë e re. Dhe vlerat e traditës së këtij institucioni për më shumë se 70 vjet, duhet të ruhen me fanatizëm nëpër arkiva të një teatri serioz sepse kam përshtypjen se nuk jemi aq të respektueshëm dhe dinjitozë në ruajtjen e vlerave të gjeneratave të kaluara, ashtu si ndodh në çdo institucion dinjitoz europian. Janë këto disa probleme, që unë i konstatoj prej shumë vitesh në institucionin ku punoj prej 37 vitesh”, deklaron Xhepa.

Emrat më të njohur të skenës së teatrit janë në mbështetje të shembjes së godinës për shkak se ajo është e vjetër dhe e amortizuar dhe nuk ofron kushte të përshtatshme, ndërsa një grup aktorësh të mbështetur nga opozita protestojnë kundër këtij vendimi dhe janë përpjekje për ta bllokuar shembjen e Teatrit dhe ndërtimin e një projekti të ri dhe bashkohor.

Ndriçim Xhepa ka bërë histori me peshë të posaçme në skenën e Teatrit Kombëtar. Ai është ngjitur me mijëra e mijëra herë…

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 27. Juli 2019



Skip to toolbar