Rama zbulon si e priti ftesën Bozo dhe i jep porosi “live”

Më të fundit


Inxhinierja Luljeta Bozo është zyrtarisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë prezantimit të saj, në një aktivitet për rindërtimin, kryeministri Edi Rama zbuloi edhe si e priti ftesën inxhinierja.

Rama tha se asaj iu desh kohë të mendohej e të vendoste, por nuk ua bëri shumë të vështirë, pasi në fund pranoi. Nga ana e saj, Luljeta Bozo u shpreh se do të bëjë gjithçka për popullin shqiptar, që sipas saj, ka qenë gjithmonë i vuajtur.


Rama: Në gjithë këtë proces ne kemi mësuar, jemi rritur më shumë në aspektin që larg qoftë të ndodhë prapë. Por nëse do na jepej mundësia të fillonim sërish aty ku filluam, sigurisht që do ta bënim më mirë. Të metat dhe gabimet janë të pashmangshme, por e rëndësishme është të bëjmë gabime të reja. Dua të të falënderoj shumë dhe tani ta ndaj dhe me ata që po na ndjekin, që ti u tregove zemërgjerë dhe pasi u mendove vendose për të qenë pjesë e skuadrës sonë të 25 prillit, ku me kënaqësinë dhe nderin më të madh timin dhe të PS ne do të kemi një përfaqësues të një shtrese të gjerë shoqërore, që janë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë. Si nënë, gjyshe e stërgjyshe, të jesh një ndihmë e madhe për të na shkulur veshin me kujdes, por mos të na e këpusësh, që ne të jemi gjithmonë të fokusuar.

Kështu që Luljeta është simboli i gjithë asaj përpjekje solidare të shqiptarëve që u bënë bashkë si asnjëherë më parë në ato momente të tmerrshme dhe patjetër është edhe mishërimi i asaj ambicies sime dhe i dëshirës së madhe që skuadra jonë, përfaqësuesit tanë në Parlament, të jenë sa më shumë shëmbëlltyra e njerëzve. Për herë të parë në këtë histori të gjatë të gjithë pensionistët do të kenë njeriun e tyre aty. Nuk kam menduar që do të arrinim ta bindnim Luljetën, por nuk na e ka bërë plotësisht të vështirë. I jam shumë mirënjohës dhe jam shumë i qetë dhe i lehtësuar, i dëshiruar, që të shkojmë përpara njerëzve, duke pasur në krah dy gra të jashtëzakonshme.

Bozo: Do të bëjmë më të mirën, do përpiqem të bëjmë gjithçka për këtë popullin tonë, që ka qenë gjithmonë i vuajtur.




Skip to toolbar