Sokol Balla nis sonte sezonin e ri të RealStory në News24, 21:00

AKTUALITET


Nis sonte në mbrëmje sezoni i katërt i emisionit RealStory i gazetarit Sokol Balla. Njoftimin e ka dhënë vetë gazetari Balla i cili përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka njoftuar nisjen  sezonit të ri të programit politik në kanalin televiziv News24.

“Sontë nisim sezonin e 4 të #RealStory, një sfidë e fituar tashmë në ekran. Pas 12 sezonesh të fëmijës sim #TopStory, një sezoni të #Fahrenheit, sonte në ora 21 në News24 nis viti im i 16-të non-stop me program politik në “Primetime. Faleminderit të gjithëve, dhe atyre që penguan”, shkruan Sokol Balla.


Përmes një fotografie që ka shoqëruar postimin e tij në tëitter, Balla ka zbuluar detaje një studio e re e RealStory.

Sezoni i ri i RealStory do të vijojë të vijë për teleshikuesit dhe ndjekësit e shumtë të tij nga e Hëna në të Enjte në orën 21:00. Haprësira ku ballafaqohen faktet përballë opinionit dhe opinion zhvillohet përmes fakteve rikthehet sonte në ora 21:00 me Sokol Ballën në News24.




Skip to toolbar