RENEA “kreh” Elbasanin! Në pranga ‘Kel Çami’, i përfshirë në konfliktin ku u vra Pjerin Xhuvani

AKTUALITET


Forcat RENEA kanë zbarkuar në Elbasan dhe Peqin pasditen e te enjtes për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga megaoperacioni i dosjes “Plumbi i Artë”.

Deri më tani janë shoqëruar 10 persona, ndër të cilët edhe Kelmend Xhaferri, një person i njohur në Elbasan, i përfshirë dhe në ngjarjen e rëndë të ndodhur 4 ditë para zgjedhjeve të vitit 2021 në Elbasan, kur u vra Pjerin Xhuvani.


Burimet konfirmojnë se ndaj Kelmend Xhaferrit ka më shumë se 1 muaj e gjysmë që çështja penale është mbyllur, pasi është vërtetuar se ai nuk ka qëlluar ditën që u vra mjeku psikiatër, dhe se nuk ka patur lidhje me ngjarjen.

Burimet bëjnë me dije se Prokuroria e Elbasanit ka administruar të gjitha pamjet filmike të momentit kur është vrarë Xhuvani, dhe ka arritur në konkluzionin se Xhaferri nuk ka patur lidhje me ngjarjen.

Xhaferri është shoqëruar teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij në qytetin e Elbasanit.

Kujtojmë se dosja ‘Plumbi i Artë’ është zbërthyer nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe dhe Henrik Hoxhajt nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin.

Sipas SPAK, dëshmia e Dumanit përputhet me provat e administruara në këto ngjarje kriminale, kryesisht ekzekutime mafioze të porositura nga persona me precedentë të theksuar kriminalë, apo grabitje. Për këtë arsye, shumë dosje do të rihapen për tu shtuar prova të reja.

Ndër akuzat më të rënda që Dumani zbuloi për herë të parë para drejtësisë, ishte ekzekutimi i Ervis Dedej nga Talo Çela, që më tej i preu futin nënës së tij Fatmira, kur nisi të kërkonte drejtësi për të birin.

Për këtë operacion të SPAK u leshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale që mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit dhe janë goditur 8 grupe kriminale pasi Dumani dhe Hoxha bashkëpunuar me drejtësinë për të zbardhur krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje, pagesa qindra mijëra euroshe për ekzekutime etj.

Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, si dy ortak njohur me pseudonimet, Lala dhe Bubi, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.




Skip to toolbar