Raketa kineze drejt tokës alarm në 10 rajone të Italisë

BOTA


Rënia e pjesëve të anijes kozmike kineze ‘Lunga marcia 5B’ mund të prekë dhjetë rajone italiane. Lajmin e ka bërë me dije Mbrojtja civile italiane, që thotë se bëhet fjalë për Umbria, Lazio, Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Calabria, Sicilia dhe Sardegna.

Parashikohet që anija të hyjë në Tokë rreth orës 2:24 të datës 9 maj, me një diferencë kohore pasigurie prej 6 orësh. Këshilla e ekspertëve është të qëndroni në shtëpi.


Parashikimet e hyrjes së anijes kozmike, sqaron mbrojtja civile do të azhornohen në vazhdimësi, sepse janë të lidhura me sjelljen e anijes dhe efektet që dendësia e atmosferës i jep objekteve që bien, pavarësisht atyre që lidhen me aktivitetin diellor.

Në intervalin kohor të shqyrtuar janë tre trajektore që mund të përfshijnë Italinë.




Skip to toolbar