Rindërtimi i Kombinatit, Rama: Do e kthejmë në qendër atraktive, do transformojmë Tiranën dhe Durrësin

AKTUALITET


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e projektit të Kombinatit, fillimisht foli për rindërtimin që po iu bëhen zonave që janë prekur nga tërmeti.

Rama u shpreh se rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti do i kthejë qytetet në atraktive.


“Projektet që kemi në dorë për një sërë rrethesh që janë goditur nga tërmeti, padyshim që do të cojë përpara edhe zhvillimin urban. Për shembull qyteti i Lacit, ka qenë ashtu sic ka qenë, ndërsa ne do të bëjmë ndërhyrje. Kjo do të sjellë më shumë ekonomi. Kjo do të sjellë më shumë arsye për të shkuar në atë qytet. E njëjta gjë mund të thuhet për Thumanën, që ishte epiqendra e tragjedisë. Thumana ishte zonë mbijetese, ama me ndërhyrjen e re, padyshim mund të kthehet në një tjetër pikë të rrugës së atraksioneve. Të gjithë të prekurit do të kenë shtëpi më të mira dhe më të forta. Ne duam të dalim më të fortë nga se ishim në ata territore kur goditi tërmeti”, tha Rama.

Edi Rama shtoi më tej se do të ketë po ashtu një transformim edhe të Tiranës dhe të Durrësit.

“Ky rast na bën që të ndërhyjmë edhe në Tiranë dhe Durrës. Për Kombinatin, do ta bëjmë atë një qendër që do të jetë vërtetë qendër atraktive. Do të nisim ndërtimin e shtëpive të para individuale. Së shpejti nis rindërtimi edhe në Bashkinë e Tiranës. Shumë shkolla do të hapen për vitin e ri akademik me standarde të reja. Po bëjmë gjithcka që mundemi. Sidoqoftë, duhet durim. Të gjitha 3D që ne ekspozojmë janë pjesë e projekteve. Uroj që sa më shpejt t’ju japim jetë këtyre projekteve të mëdha”, deklaroi Rama.




Skip to toolbar