OSBE ua lë në dorë palëve, nuk ofron formulën ‘magjike’ për sistemin zgjedhor në Shqipëri

AKTUALITET


Në seancën dëgjimore të Këshillit të Legjislacionit e Komisionit të Ligjeve me përfaqësues të organizatave partnere ndërkombëtare, nuk u paraqit Delegacioni i BE-së, i cili ka qenë një ndër aktorët kryesore në arritjen e marrëveshjes politike për reformën zgjedhore.

Prezenca e OSBE-së nuk ofroi një formulë për sistemin zgjedhor më të  përshtatshëm për Shqipërinë. Kur flitet për ndryshime të Kushtetutës, OSBE rekomandon kohë të nevojshme dhe gjithëpërfshirje.


“OSBE nuk ka qendrim apo preferencë për sistemin. ODIHR për këtë nuk nxjerr rekomandime për ndryshime të sistemit. Përzgjedhja e sistemi të jetë në kushtet e zgjedhjes së sovranit. Ky proces duhet të nisë përpara 1 vit para zgjedhjeve të radhës dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës e transparent.”

Myslim Murrizi në dorë mbante një rekomandim sipas tij të OSBE/ODIHR të vitit 2008, i cili nuk ka qenë vit zgjedhor, ku pretendon se shkruhet që në Shqipëri sistemi më i mirë zgjedhor është ai proporocional kombëtar me lista të hapura.

“Në 2008 OSBE ODIHR tha se sisemi më i mirë i mundshëm është sistemi zgjedhor me lista të hapura. Ka ndryshuar kurs OSBE nga 2008?”. u shpreh Murrizi

“Ne i referohemi raporteve zyrtare në përfundim të vëzhdimit të zgjedhjeve, që janë raportet e vetme zytare. OSBE/ODIHR në raportet zyrtare nuk përmbajn rekomandime për sisiteme.”- tha Hobdari.

Këshilli i Europës përmes përfaqësuesit të tij, shprehet se nuk mund te japë mendim mbi çështjen e sistemit, por nëse do të kërkohet, Komisioni i Venecias mund të shprehet përmes një opinioni.

Në seancën dëgjimore, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca nuk është përfshirë në debatin si cili është sistemi zgjedhor më i përshtatshëm për vendin. Në kushtet kur vihet në shqytim Kushtetuta, që cila sipas saj nuk duhet t’i nënshtrohet ndryshimeve të shpeshta koë kohë, ajo ka apeluar për diskutime shumë më të gjera.

“Kjo çështje do duhet të ishte shumë më gjithëpërfshirëse dhe me dikutim më të gjerë. Relacioni nuk duket se nuk sqaron shkaqet se përse duhen bërë ndryshimet kushtetutese, që në gjykimin tonë nuk garanton se përse duhen këto ndryshime. Ne kemi qenë jo dakord për ndryshime të shpeshta kushtetutese dhe duhet të jetë rezultat i një diskutimi të gjerë publik.”

Në seancën dëgjimore të kësaj të marte kanë munguar përfaqësuesit e KQZ-së dhe Prokurorisë së Pëgjithshme, që ishin ftuar të jepnin oipinionin e tyre mbi ndryshimet e kërkuara në Kushtetutë.




Skip to toolbar