Rreh ish-gruan në lokal, përfundon në pranga 27-vjeçari

AKTUALITET


Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë 27-vjeçarin me inicialet F.L. pasi rrahu në mes të lokalit ish-gruan e tij. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës.

27-vjeçari xheloz u shfaq në lokalin ku po qëndronte ish-bashkëshortja dhe në sy të banorëve të tjerë të pranishëm ka ushtruar dhunë ndaj saj.


Forcat e policisë erdhën menjëherë në vendngjarje dhe arrestuan 27-vjeçarin banues në lagjen “Liria” në Shkodër.

Ndaj tij rëndon akuza “Dhunë në familje”.




Skip to toolbar