Rudina Hajdari: Nuk vjen ndryshimi duke ndenjur në rrugë

POLITIKË


Deputetja që përfaqëson opozitën në parlament, Rudina Hajdari tha në seancë parlamentare, se sot më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për unitet, për të punuar për hapjen e negociatave me BE-në. Hajdari, e sapo kthyer nga një tur vizitash në parlamentet e Gjermanisë, Francës e Holandës, vuri theksin te domosdoshmëria që politikanët, të vënë të paktën këtë herë, interesat e vendit përpara interesave të tyre për pushtet. Ajo akuzoi të dy palët e polikës, si Bashën ashtu dhe Ramën për krizën në të cilën ndodhet vendi, ndërsa tha se ndryshimi nuk vjen duke ndjenjur në rrugë por duke bashkëpunuar.

“Mendoj se shërimi i këtyre plagëve është anëtarësimi në BE, reforma në drejtësi, fuqizimi i bizneseve. Ajo që kam parë është një përpjekje e dështuar e të gjithëve. Marrëveshje që kanë përfunduar në bllokim, duhet të kemi një konsensus. Duhet të kemi unitet për të dërguar Shqipërinë përpara, këto janë munguar, të gjithë palët kanë luftuar për veten dhe kur janë ulur në tryezë nuk kanë qenë të besuar prë publikuan. Kam pasur vizita në tre vende, Gjermania, Franca dhe Holanda, jam takuar me zyrtarë të lartë dhe parlamentarë dhe do të doja që të shprehja me ju se cfarë u tha në këto takime. Më duhet të them se arroganca që mbizotëron në sjelljen e qeverisë si brenda dhe jashtë po dëmton Shqipërinë. Ndodhemi në një moment të vështirë për Europën dhe Shqipërinë dhe qeveria sillet arrogante me homologët tregon se ata nuk duan një bashkëpunim.


Edhe opozita nuk po e ndihmon këtë rrugëtim. Në një anë kemi një kryetar në tentativë që jo vetëm viziton Anglinë që po del nga BE por shoqërohet nga disa delegatë i një ushtri të vdekur dhe nuk shoqërohet nga asnjë i ri. Pse nuk shprehim qartë vullnetin e shqiptarëve për t’u integruar. Celja e negociatave nuk është anëtarësim, por thellim i përgjegjësisë sonë. Shqipëria ndodhet në një moment të vështirë që nuk ka arritur që të kapërcejë konfliktet ndërpartiake. Mungesa për të arritur një konsensus tregon se jemi përballë disa politikanëve që nuk përfaqësojnë vullnetin e të gjithë vendit. Opozita e përcarë dhe gjysma e saj është jashtë parlamentit. E kam të vështirë para tyre që të shpjegoj që opozita është jashtë parlamentit. Duke ndenjur në rrugë nuk vjen ndryshimi, duhet të shpalosim një alternativë që do të mbushë mendjen e botës që ne jemi në gjendje të unifikohemi dhe se vendosim në radhë të parë interesin e vendit”, tha Hajdari.




Skip to toolbar