Seancë dëgjimore për Reformën Zgjedhore, Komisioni i Posaçëm mblidhet sot online

Më të fundit


Nën drejtimin e 2 bashkëkryetarëve, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore pritet të zhvillohet ditën e sotme online në orën 11:00.  Në këtë seancë dëgjimore, të gjitha partitë politike janë të ftuara për të dhënë propozimet e tyre.

“Është një njga seancat më të rëndësishme sepse do të kemi mundësi që të shohim se cilat janë propozimet konkrete, qoftë nga opozita, apo edhe nga mazhoranca dhe çfarë synojnë të arrijnë deri më 15 Mars, kur dhe mbaron mandati i këtij Komisioni të Posaçëm”, raporton gazetarja Klesiana Omeri.

Kujtojmë se më 9 Shkurt, Komisioni i Posaçëm u mblodh online, ku u dëgjuan propozimet e disa nga organizatat e Shoqërisë Civile që kanë fushë të përgjegjësisë së tyre çështjet zgjedhore.

Shumica e përfaqësuesve të organizatave, propozuan krijimin e kushteve për votimin e qytetarëve me banim jashtë vendit, listat e hapura, votimin elektronik në zgjedhjet e ardhshme si dhe plotësimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR.Organizatat kërkuan mospërfshirjen e punonjësve të administratës në fushata elektorale, duke theksuar se ligji duhet të përcaktojë qartë se kur një punonjës i administratës mund të përfshihet në aktivitete të fushatave elektorale.



Skip to toolbar