Seks për gjyqin, KLGJ refuzon kërkesën e gjyqtarit

AKTUALITET


Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka rrëzuar kërkesën e gjyqtarit Guximtar Boçi për rikthimin e tij në detyrën nga e cila ai u shkarkua dy vite më parë për shkak të një skandali seksual.

Ish-gjyqtari Boçi ka drejtuar disa kërkesa në mënyrë të përsëritur në KLD duke kërkuar rikthimin në detyrë, por kërkesat e tij nuk janë marrë në konsideratë.

Shkarkimi i gjyqtarit Boçi u mbështet në disa fakte të bëra publike në media, ku ai akuzohej për afera seksuale dhe korrupsion pasiv.

Skandali seksual i gjyqtarit Boçi u publikua dy vite më parë në emisionin “Stop”. Ish-kryetari i gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, shfaqej në video duke i kërkuar favore seksuale një qytetareje, për një çështje gjyqësore. Në atë kohë, KLD-ja e pezulloi gjyqtarin Boçi nga detyra. Por gjyqtari nuk u ndal, gjatë këtyre viteve i është drejtuar disa herë më kërkesë KLD që të kthehet në detyrë, por vendimi është marrë nga KLGJ e cila e refuzoi përfundimisht kërkesën e gjyqtarit për t’u kthyer në detyrë.



Skip to toolbar