“Seks e lekë për notën”. SHBA i shpall luftë korrupsionit në arsim

AKTUALITET


“Seks dhe lekë në këmbim të notës. Nuk është aspak një legjendë urbane”. Kështu thonë studentët në videon e publikuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila njofton se i ka shpallur luftë korrupsionit në arsimin e lartë në Shqipëri dhe është angazhuar për gjatë gjithë vitit në një sërë aktivitetesh në ndihmë të të rinjve që të ngrenë zërin dhe të luftojnë këto fenomene negative nëpër universitetet shqiptare. Ambasada Amerikane thekson se është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën dhe kjo luftë është prioritet i SHBA-së në Shqipëri. “Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni më shumë mbi projektet që Ambasada e Sh.B.A-së ka financuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë”, njofton ambasada.

Gjatë vitin 2019 ambasada amerikane bashkëpunoi me Komitetin Shqiptar të Helsinkit për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë. Projekti punoi me studentë, në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Durrës e Vlorës, duke i bashkuar ata për të ndarë historitë e korrupsionit në arsimin e lartë dhe si ta eliminojnë atë. Sot me ndihmën e komitetit shqiptar të Helsinkit këta studentë po bëjnë diçka.


SHBA gjithashtu mbështeti fushatën “Naming and Faming”, e cila vlerëson profesorë të shquar të cilët studentët i admirojnë për integritetin e tyre në mënyrë që të frymëzojnë profesorë të tjerë të përmbushin të njëjtat standarde të larta. SHBA ka zhvilluar trajnime në universitete të ndryshme për të ndihmuar studentët që të ngrenë zërin kundër korrupsionit dhe ta luftojnë atë siç duhet.

SHBA mbështeti Klubin e avokatëve të rinj me integritet për të ndihmuar në trajtimin e çështjeve të studentëve.

Me ndihmën e ambasadës amerikane në Tiranë është realizuar një studim mbi korrupsionin në arsimin e lartë duke intervistuar mbi 1800 studentë për të kuptuar më mirë sfidat me të cilat përballen. Ambasada njofton se këto nisma janë vetëm fillimi për të ndihmuar studentët që të ngrenë zërin kundër korrupsionit. Në një video të bashkëlidhur studentët thonë se nëpër universitetet shqiptare mungon infrastruktura e duhur, pedagoget injorojnë rregulloren dhe ka mungesë transparence në vlerësim. “Ka pedagogë që na detyrojnë që t’ua blejmë librat, apo pedagogë dhe studentë fantazmë që nuk i shohim kurrë në auditorë. Seks dhe lekë në këmbim të notës. Nuk është aspak një legjendë urbane”, thonë studentët.

Të rinjtë ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë

🇦🇱️ | Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni më shumë mbi projektet që Ambasada e Sh.B.A-së ka financuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë. Mësoni më shumë: https://bit.ly/2PrTSlC #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit🇺🇸️ | The U.S. Government is committed to the fight against corruption and the respect for the rule of law all over the world. Fighting corruption is at the forefront of U.S. Embassy Tirana’s work in Albania. Each week we will highlight a different initiative that we have taken to combat corruption in Albania. This week, learn more about projects that the U.S, Embassy funded, in collaboration with the U.S. Embassy Youth Council Albania, and the Albanian Helsinki Committee to help students raise their voice against corruption in higher education. Learn more: https://bit.ly/2PrTSlC #AlbaniaFightsCorruption #StopCorruption

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Dienstag, 29. Oktober 2019



Skip to toolbar