SHBA dhe NATO kundër propozimit të Putinit për paqen në Ukrainë: Nuk është paqësor, nënkupton më shumë posedim

BOTA


Pas Kievit, si Uashingtoni ashtu edhe NATO u pozicionuan për “propozimet e paqes” të Vladimir Putin, duke lënë të kuptohet se me kushtet që ai vendos, nuk ka asnjë mundësi negocimi.

“Putini ka pushtuar ilegalisht dhe mban territorin sovran të Ukrainës. Nuk është në gjendje t’i diktojë Ukrainës se çfarë duhet të bëjë për të sjellë paqen”, tha shefi i Pentagonit, Lloyd Austin në margjinat e samitit të NATO-s në Bruksel.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se nuk e konsideron “paqësor” propozimin e presidentit rus për Ukrainën, duke shtuar se vendet e aleancës do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje ushtarake për Kievin.

“Nuk është Ukraina ajo që duhet të tërheqë trupat nga territori ukrainas, por Rusia ajo që duhet të tërhiqet nga territoret e okupuara të Ukrainës. Ky propozim (i Putinit) do të thotë se Rusia rezervon të drejtën për të pushtuar edhe më shumë territore ukrainase…

Ky propozim nuk tregon vullnet të mirë, tregon dëshirën e Rusisë për të arritur qëllimet ushtarake… Dmth nuk është një propozim paqësor, por ai nënkupton edhe më shumë posedim”, tha Stoltenberg./abcnews.al



Skip to toolbar