SHBA: Protesta për Teatrin, politike

AKTUALITET


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar të gjithë qytetarët e saj lidhur me protestën që pritet të zhvillohet këtë të hënë përpara Ministrisë së Brendshme. Në njoftimin e saj, Ambasada e cilëson këtë protestë si një protestë politike dhe këshillon qytetarët e saj që të shmangin zonën ku zhvillohet protesta. “Një protestë politike pritet të zhvillohet të hënën, 18 maj 2020, duke filluar rreth orës 4:30 pasdite. Kohëzgjatja e demonstrimit të pritshëm është e panjohur. Disa demonstrime të së kaluarës janë kthyer në të dhunshme, përfshirë përdorimin e koktejve Molotov. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.” – thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.





Skip to toolbar