Shembet godina e dëmtuar nga tërmeti në Kamëz

AKTUALITET


Në zonën e Institutit Bujqësor është shembur një nga 10 godinat e dëmtuara nga tërmeti dhe që janë planifikuar për tu shembur.

Ajo ishte një godinë 3 katëshe, ku pas viteve 1990 banonin familjarë. Në godinën e shembur të premten, tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të mëdha.


Për këtë arsye ajo u shpall e pabanueshme, duke bërë që të merrej vendimi për shembjen e saj. Godina u shemb me shpërthim të kontrolluar.

Në tetë, nga 10 godinat që do të shemben, jetonin familjarë, ndërsa në 2 të tjera jetonin studentët.

Familjarët që jetonin në këto godina kanë përfituar bonusin e qirasë. Ndërkohë, në këtë zonë do të ndërtohet një kampus i ri universitar.




Skip to toolbar