Sherr me sende të forta në orët e para të mëngjesit në Tiranë 

AKTUALITET


Dy persona kanë mbetur të plagosur në orët e para të ditës së sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Frederik Shiroka”, ku janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas.Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasit M. B., 26 vjeç, dhe E. A., 32 vjeç, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.Shtetasi E. A. pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar nga spitali, ndërsa shtetasi M. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.





Skip to toolbar