Sherr mes disa personave në Tiranë, efektivi i policisë qëllon me armë. AMP nis hetimet

AKTUALITET


Një konflikt mes disa personave raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Siri Kodra”, në Tiranë.

Sipas gazetarit Besar Bajraktaraj, në sherrin që dyshohet se lindi për motive të dobëta u përfshi edhe një punonjës policie i forcave “Shqiponja”. Ai mësohet se gjatë debatit ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar.


Nga të shtënat nuk ka të lënduar, ndërkohë që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.




Skip to toolbar