Aksidenti në Itali, 21 viktima dhe 15 të plagosur! Mjeti ishte marrë me qira nga një grup turistësh

AKTUALITET


Një aksident i rëndë i regjistruar në Itali një natë më parë, u mori jetën 21 personave, mes tyre një fëmijë. Ndërkohë 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ku 5 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ndodhi në Mestre, në rajonin e Venecias, ku një autobus ka dalë nga rruga në mbikalimin e Vempës dhe përfundoi mbi linjën hekurudhore. Për shkak se autobusi ka prekur edhe kabujt e energjisë elektrike ka shpërthyer në flakë.


Autobusi, i cili u rrëzua nga mbikalimi, ishte marrë me qira nga 40 turistë, shumë të huaj, të cilët ndodheshin në kampin Hu në Marghera. Grupi i turistëve gjermanë, francezë, kroatë dhe ukrainas ranë nga një lartësi prej pesëmbëdhjetë metrash nga mbikalimi. Drejtuesi i mjetit, Alberto Rizzotto, ishte me kombësi italiane.

Dinamika e aksidentit është ende e paqartë: mund të ketë qenë një sëmundje e shoferit që ka bërë që ai të humbasë kontrollin e mjetit ose një manovër e gabuar. Hetuesit po punojnë për zbardhjen e shkaqeve. Sipas autoriteteve deri më tani nuk ka asnjë shenjë frenimi në asfalt. Dhe tani për tani, sëmundja duket të jetë i vetmi shpjegim për këtë tragjedi.




Skip to toolbar