Shifra, 58% e të prekurve me COVID-19 janë shëruar, ja sa pacientë ndodhen të shtruar në spital

AKTUALITET


Deri tani, 58% e të prekurve me koronavirus në vendin tonë janë shëruar. Lajmi i mirë u bë i ditur gjatë përditësimit të të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga specialistja e ISHP-së, Eugena Tomini. Kjo e fundit theksoi se vijon të jetë i qëndrueshëm numri i të shtruarve në spital.

Aktualisht në vendin tonë 257 ose 41.9% e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.


“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 38 pacientë.”, tha Tomini.




Skip to toolbar