PD lë pas kohën e protestave, Basha nis “Rrugëtimin për Shqipërinë”

AKTUALITET


Partia Demokratike ka njoftuar nisjen e turit të takimeve nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili do të quhet “Rrugëtim për Shqipërinë”.

Në axhendën e shpërndarë për mediat, PD njofton se Basha do të jetë të hënën në orën 17.00 në qytetin e Elbasanit, ndërsa të martën në Korçë, të mërkurën në Shkodër, të enjten në Vlorë dhe të premten në Krujë.


Objektivi i këtyre takime me qytetarët, siç njofton PD-ja, është projekti i zgjidhjeve afatgjata, për çdo çështje dhe problematikë që qytetarët do të ngrenë me Bashën.

Siç duket kjo është strategjia e re e PD-së, e cila ka lënë pas kohën e protestave. Kreu i PD-së ka menduar të zhvillojë bashkëbisedime me qytetarët, ndërkohë që si kusht për zgjidhjen e krizës në vend Basha sheh zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë dhe krijimi i një qeverie kujdestare 6 muaj para zgjedhjeve.




Skip to toolbar