Shkarkimi i Metës dhe kriza politike, Rama mbledh Kryesinë e PS

Më të fundit


Tre ditë pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, kur Partia Socialiste e Shqipërisë fitoi 60 bashki, kryeministri Rama ka mbledhur në seli kryesinë e kësaj partie. Mbledhja zgjati rreth 90 minuta dhe mësohet se u diskutua rreth asaj që do të ndodhë me krizën politike dhe me vazhdimësinë se si do të veprohet në bashkitë që deri në fund të korrikut drejtohen nga Partia Demokratike dhe për shkarkimin e Metës.

Kujtojmë që të martën Presidenti Meta, ka shpërthyer të martën duke cilësuar zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat i dekretoi vetë, një komplot kundër demokracisë, i cili është organizuar prej kohësh, sipas tij. I mbetur i izoluar nga faktori ndërkombëtar, në prag të shkarkimit dhe mesa duket duke ndjerë sinjalet se negociatat që priten mes PD dhe PS me sponsorizim ndërkombëtar për të zgjidhur krizën, nuk e përfshijnë atë, kreu i shtetit lëshoi perlën më të madhe të humorit politik të viteve të fundit: shpalli “zgjedhjet” presidenciale, kur ai tha që më 13 tetor të bëhen tre palë zgjedhje, të përgjithshme, lokale dhe presidenciale. Shkarkimi i Metës ishte lënë fillimisht të diskutohet në Kuvend ditën e enjte, por sipas të dhënave, ky diskutim është shtyrë për të hënën, më 8 korrik.


Deri më tani kryeministri Rama nuk ka pasur reagim zyrtar për propozimin çuditshëm të Metës, ndërsa për zgjedhjet lokale të cilat u mbështetën nga BE dhe SHBA dhe që u organizuan në mënyrë paqësore, pritet të jepet ‘vula’ e fundit nga OSBE/ODHIR edhe pse një këndvështrim i përgjithshëm u dha të martën.




Skip to toolbar