Shkarkohet sekretari i Këshillit Bashkiak Durrës, në vend të tij një grua

POLITIKË


Sekretari i Këshillit Bashkiak Durrës, Armand Tragaj është shkarkuar nga detyra që mbante që prej vitit 2016, një shkarkim i paralajmëruar nga PS, ndërkohë që vetëm dy ditë më herët ka pasur një konflikt mes tij dhe kryetarit të degës së PS, Luan Zaza. Shkarkimi i tij ishte përfshirë në rendin e ditës në mbledhjen e këshillit bashkiak Durrës, ndërsa në vend të tij u emërua Dorina Milaj. Në fjalën e tij përpara këshilltarëve, Tragaj tha se e ka zbatuar detyrën e tij në mënyrë korrekte.

Propozimi për shkarkimin e tij u bë ditë më parë, gjë që më herët nxiti reagimin e ashpër të Tragajt, i cili u përfshi në një konflikt me kreun e PS-së Durrës Luan Zaza në një lokal pranë bashkisë së Durrësit. Juristi Tragaj u caktua në këtë post në vitin 2016 dhe vinte nga radhët e LSI-së.


Dy ditë më herët u deklarua se ka ndodhur një konflikt mes kreut të PS Durrës Luan Zaza dhe sekretarit të këshillit Bashkiak Armand Traga, që vjen nga LSI dhe për të cilin është propozuar shkarkimi.




Skip to toolbar